Shqipëria është  përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete, shkruan Abc News, përcjell Klankosova.tv.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga informacionet e marra nga Abc News, nuk kanë shkaktuar dëme.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv