Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar. Shtetasi me iniciale K.K, është arrestuar, teksa akuzohet për dhunë në familje. Më konkretisht sarandioti ka dhunuar pa mëshirë nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe për këtë arsye ai është vënë në pranga.

 

Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

ExpressAktiv

kosovarja-ks.com