Mbrëmë në Kosovë në ora 00:01, menjëherë pas mesnate, fëmija i parë që erdhi në jetë ishte një vajzë që lindi në një spital privat, njofton “Mitropol”.

Por veç në spital privat, një vajzë lindi edhe në QKUK në ora 00:04.

Atë e vizitoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bëhet fjalë për Dua Rrustemin, bija e Elona e Arbënor Rrustemit të cilët u uruan nga Kurti për vajzën e tyre.

ExpressAktiv

Mitropol