1. 9

 

KFOR-i ka njoftuar se janë duke i larguar disa automjete të bllokuara në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka potencuar se synon që ta rikthejë lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njofton Klankosova.tv.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se barrikada e vendosur nga serbët lokalë te “Kërshi i Dudës”, ka mbetur ende e bllokuar, pasi dy kamionë u djegën.

Barrikadat në pjesët e tjera në veri të Kosovës janë hequr të gjitha më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi ish-polici Dejan Pantiq, nga paraburgimi u dërgua në burgim shtëpiak. Ai u arrestua nën dyshimin se sulmoi zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv