19-vjeçarja elektriciste: Meshkujt çmenden pas meje, por unë bëj punën time

Një femër elektriciste i ka lënë meshkujt pa fjalë pasi ka treguar një pamje të jetës së saj duke punuar.

Stella Clark tregoi se si është të punosh në një industri të dominuar nga meshkujt. 19-vjeçarja nga Zelanda e Re, filmoi veten me mjetet e punës dhe në krye të detyrës.

19-vjeçarja zbuloi se aktualisht është duke bërë vitin e parë të praktikës elektrike, të cilën e filloi në fund të vitit 2021. Në TikTok ajo ka më shumë se 9,000 ndjekës dhe 58.7 mijë pëlqime pasi dokumenton punën e saj me qëllimin për të inkurajuar më shumë gra dhe vajza që t’i bashkohen këtij zanafi.

Stella thotë se ajo e do punën e saj dhe dëshiron të inkurajojë gratë e tjera që të merren me këtë zanat pasi bëhen të zonjat e vetes.

Ajo thotë se meshkujt çmenden pas saj, por ajo interesohet vetëm për kryerjen e punës me përpikmëri.

ExpressAktiv

pemajetes.com