Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 15 vjet burgim personin me inicialet I.H pasi i njëjti e ka rrahur gruan e tij për vdekje në dalje të fshatit Samadrexhë.

Sipas prokurorisë, i dënuari ia ka kapur tashmë të ndjerës kokën dhe kështu ia ka përplasur atë për asfalti, duke i shkaktuar lëndime të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Se i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe në vdekjen e personit tjetër, në atë mënyrë që me dt. 31 maj 2019, rreth orës 17:30 min. duke drejtuar veturën e tipit ‘………’, me ngjyrë hiri me një targë përpara ……… në rr. ‘Gusia’, në dalje të fshatit Samadrexhë, në rrugën ‘Avni Hodaj, rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë-Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndal automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë dhe kur dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmoj fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e autopsisë nga Dr.F.B., ekspert mjeko-ligjor nga të cilat lëndime më vonë ajo vdes, në QKUK në Prishtinë me datën 15.06.2019”.

Klan Kosova pati përgatitur kronikë për rastin në fjalë.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv