Shërbimi spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, 29 të tjerë janë të shtrirë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Njoftimi i plotë:

15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar, sipas raportit të punës për datën 24 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 44 pacientë, prej tyre 15 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 29 janë të shtrirë si post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID-19

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

ExpressAktiv

GazetaExpress