Në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” vdiq një 20-vjeçar

Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, tha për Gazetën Express se në vetaksidentin e ndodhur ka vdekur një person i moshës 20-vjeçe. Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupre dhe është dërguar për trajtim mjekesor.

Prokurori Kryeziu tha se nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë në cilesin e shoferit apo pasagjerit, megjithatë dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.

 

Shokuese, Ganimete Musliu thotë se është kërcënuar edhe me prerje koke – G…
Për pak minuta prokurori pritet të lëshojë urdhër për dërgimin e trupit të pajetë në obduksion.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur sot ne orën 11:25. /Express

ExpressAktiv

GazetaExpress